Vendosni fjalën kyçe....

Të gjunjëzosh Italinë, është si të gjunjëzosh civilizimin


 

Nga Anika Dokle 

Evropa pa Italinë është si një gjellë pa kripë.

Askund si në Itali nuk gjen e madhështinë arkitekturore të qytetit të ndërthurur aq magjishëm me qetësinë e fshatit.

Italia është djepi i Rilindjes.

Italia nuk vizitohet, jetohet.

Nëse do të gjesh mesjetën e gdhendur në gur e gjen atje.

Nëse do të bësh një udhëtim magjik mes antikes dhe bashkëkohores, bëje në Romë, nga Koloseu deri te Trevi, dhe ndalu të shijosh kafen dhe pastat më të mira në botë. Nëse do të takosh forcën hermetike të kishës dhe jehonën perandorake, shko përsëri në Romë…. se në fund të fundit “Të gjitha rrugët nisen nga Roma”.

Larg mistikës historike mafioze të Siçilisë, gjen Etnën, një vullkan që është aty si për të thënë: Mos më prek, se të përvëloj!

E nëse do të bësh ëndrra dhe dashuri, ato bëji në Venecia.

Ç’të thuash më parë për Italinë?!

Të dhemb shpirti kur e sheh që lëngon, shpirt që mund të shërohet vetëm duke dëgjuar muzikën italiane… se të dytë nuk ka!

Doni klasikët si Puccini, Verdi, Rossini, Vivaldi, Pavarotti, Caruso, Bocelli apo partiturat e Morricones?
Unë e di se ç’doni!

Muzikën që na inspiroi në kohë të vështira, atë të Batistit, Celentanos, Minës, Morandit, Modugnos, e sa e sa të tjerë.

Vetëm në Itali është e mundur që me ushqimin dhe verën të bësh simfoni, simfoninë e jetës.

Itali, o i bukuri vend!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *