Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi i kërkon Kuvendit të Kosovës shpalljen e gjendjes së emergjencës për shkak të COVID-19


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka njoftuar se në mënyrë që të mos frenohet situata dhe të ndodhë tejkalimi i gjendjes të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

Kosova brenda pak ditësh ka regjistruar 19 raste të konfirmuara me koronavirus teksa qeveria mori disa masa menjëherë pas shfaqjes së dy rasteve të para duke mbyllur kufijtë, shkollat, transportin urban.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *