Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj pas rindërtimt merr në dorë edhe koronavirusin


Tashmë Arben Ahemtaj pasi u emërua si Ministër Shteti për Rindërtimin pas pasojave të tërmetit do të marrë në dorë edhe përballjen me koronavirusin.

Vendimi është shpallur në Fletoren Zyrtare të ditës së sotme.

Ahmetaj tashmë me përgjegjësitë e reja do ketë për detyrë të koordinojë punën për koronavirusin si edhe të evidentojë burime të brendshme dhe të jashtme financiare.

Përmbajtja e VKM-së:

Pas kreut II, të vendimit nr.11, datë 10.1.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet kreu II/1, me këtë përmbajtje:

“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, është përgjegjës për:

a) koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

b) evidentimin e burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe përcaktimin e mënyrës së përthithjes së tyre, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç) koordinimin dhe drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit të përballimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

d) prezantimin e gjendjes dhe të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme e të veçanta, si pjesë të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

e) detajimin e nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

ë) koordinimin dhe drejtimin e punës si dhe rekomandimin e institucioneve për përgatitjen dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

f) nxitjen, bashkërendimin dhe dhënien e mendimit për projektaktet që propozohen nga ministritë, të cilat trajtojnë, ndër të tjera, edhe çështje me interes ose brenda fushës së përgjegjësisë së tij;

g) thirrjen për raportim të strukturave të cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

gj) krijimin dhe drejtimin e grupeve të punës dhe organizimin e veprimtarive për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

h) bashkërendimin me ministritë dhe institucionet shtetërore për sigurimin e të dhënave të nevojshme dhe përcjelljen e porosive në funksion të realizimit të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

i) informimin, vazhdimisht dhe në kohë, të Kryeministrit, kur është rasti, edhe Këshillin e Ministrave, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *