Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të ndodhur në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme ku humbën jetën 3 persona dhe mbeti i plagosur një tjetër.
Një mjet tip “Audi” përplasi nga mbrapa një kamion me targa të Kosovës ndërsa personi i plagosur është në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin “Audi” dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.