Kryeministri Edi Rama në një komunikim në distancë në emisionin “Open” foli për masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mes kryeministrit dhe gazetarit Robert Rakipllari ka pasur një debat në distancë dhe fjala kyçe ishte “anulimi i konesioneve”.
Debati:
Rakipllari: “A duhet të anulohen koncesionet zoti Rama?”
Rama: Faleminderit për pyetjen pasi për këtë bëhet zhurmë lart e poshtë. Tani unë do ti marr të gjitha me radhë dhe ti do më tregosh nëse duhet anuluar apo jo?
A duhet anulluar konçensioni i sterilizimit e t’i lëmë pajisjet të pasterilizuara, ku ata që operohen të dalin më të sëmurë sesa ishin në fillim. A je dakort që konçensioni i mbetjeve të anullohet dhe Tirana, Fieri e Elbasani të kenë grumbuj prehrash. Konçensioni i rrugës Milot-Balldre, nuk është aktiv. Koncensioni i shkollave është i anulluar sepe shkolla nuk vazhdon. Fitimi i kompanive në këto konçensione është sa i të gjithë bizneseve të tjera
Eni Vasili: A do duhet që këto kompani të ulnin fitimet, duke e ulur vlerën e koncensionit?
Edi Rama: Ju thashë edhe më herët disa konçensione nuk janë të vlefshme. Ato që janë të vlefshme janë të domodoshme
Rakipllari: Mos bëni propagandë se konçensionet janë pagesë nga taksat tona.
Rama:Kjo nuk është propagandë. Janë taksat tona që shkojnë për shërbime. Shërbime që spitalet ti kenë pajisjet e sterilizuara, shërbime që qytetet mos të kenë grumbuj plehrash.