Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin për blerjen e respiratorëve. Këta të fundit janë pajisje të domosdoshme për të prekurit nga koronavirusi.
Dokumentet për kompanitë e interesuara duhet të dorëzohen ditën e sotme deri në oren 17
:00 ndërsa fondi i vënë në dispozicion është rreth. 1.3 miliardë lekë.
Aktualisht numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 59 ndërsa deri tani kanë ndërruar jetë dy persona, një 73-vjeçare nga Durrësit dhe një 66-vjeçar nga Lushnja.