Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i infermieres: Po shkoja në punë, si më terrorizuan, gjobitën e kërcënuan policët


Shoqata e Infermierëve ka publikuar denoncimin e një infermiereje nga Berati, e cila thotë se është ndaluar disa herë nga policia e madje dhe është gjobitur, për shkak se po shkonte në punë.

Zonja Rrota thotë se është ndier e terrorizuar dhe e kërcënuar, për shkak se është ndaluar nga një furgon policie dhe 10 policë të cilët i thonin se do ta arrestonin ndërkohë që ajo po shkonte për në punë. Edhe pse ajo sipas rregullave, kishte marrë lejen online nga policia për të lëvizur me makinën e saj.

Ajo ka marrë dhe një gjobë prej 200 mijë lekësh të vjetra, në një kohë kur bluzat e bardha kanë nevojë për mbështetje për shkak se janë të detyruar të qëndrojnë në krye të detyrës edhe në këto ditë të vështira.

“Denoncim nga një Infermiere:
Ju lutem publikojeni sa më shpejt.
Jam infermiere nga Berati në Kuçovë e më duhet të udhëtoj me makinën time.
Pasi kam bërë aplikimin online dhe kam telefonuar policinë, rrugës nga Berati në Kuçovë më kanë ndaluar 3 herë e më kanë terrorizuar dhe kërcënuar policia e shtetit shqiptar me në krye drejtorin e Beratit.
Herën e parë më ndaluan se ku shkoja pasi ua thashë të gjitha thanë ok kalo. Ndërkohë që kam ecur gjithë kohës pas tyre e shoqëruar me makina policie e megafon, aty ku lejohej të parakaloje parakalova sepse dhe orari i punës po afrohej.
Më ka ndaluar një furgon me të paktën 10 polica dhe më kërcënonin se do më arrestonin, ndërkohë unë duhet të isha në punë në orar për të marrë dorëzimin e turnit.
E si përfundim më kanë vënë këtë gjobë 20 mijë lekë.
Ju lutem publikojeni se si e trajton ky shtet dhe personelin në këto ditë që kanë nevojë më shumë se kurrë e duhet të jemi në vendin e punës.
Ka qenë ora 18:50 e unë duhet të isha në punë në orën 19:00.”- thuhet në denoncim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *