Ndonëse i gjithë vendi po përballet me një situatë të vështirë në luftë ndaj Covid-19, shumë kompani prodhuese janë të detyruara që të vijojnë operimin, edhe pse në një situatë kaotike.
Për këtë Shoqata e prodhuesve shqiptarë ka propozuar masat që duhet të ndërmarrë qeveria për të minimizuar sa më shumë pasojat e krijuara nga kjo epidemi.
Propozimet ndaj qeverisë, Shoqata e Prodhuesve i ka ndarë në dy faza: Faza e parë për kapërcimin e emergjencës aktuale dhe faza e dytë me propozimet për mbështetje ekonomike.
Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, thotë se janë duke ndjekur me vemendje situatën e rëndë të krijuar në vend nga bllokimi i aktiviteteve ekonomike për shkak të masave të marra, por edhe gjendjes së përgjithshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke u bazuar në modelin e masave të ndërmarra nga qeveritë e vendeve europiane, për mbështetjen e ekonomive respektive me qëllim parandalimin e një krize te re ekonomike, i kërkon Qeverisë shqiptare të marrë në konsideratë sa mëposhtë:
FAZA 1º – PERBALLIMI I MOMENTEVE TE PARA TE EMERGJENCES
MIRATIMI I LISTES SE SIPERMARRJEVE QE DO T’I NDALOHET USHTRIMI I AKTIVITETIT
PROCEDURAT E SAKTA DHE DOKUMENTACIONI PERKATES PER AKREDITIMIN E MJETEVE TE TRANSPORTIT DHE PERSONELIT TE SIPERMARRJEVE QE DO TE VIJOJNE AKTIVITETIN
MIRATIMI I NJE AKTI LIGJOR APO NENLIGJOR PER KUSHTET DHE RREGULLAT E PER SIPERMARRJET QE DO TE VIJOJNE AKTIVITETIN:
Rregullat/procedurat/dokumentacioni për importimin e lëndeve të para, produkteve dhe makineri/pajisje
Lehtesi ne procedurat kufitare dhe doganore
Lehtesi ne qarkullim gjate dites dhe nates ne te gjithe territorin
Rregullat/procedurat/dokumentacionin per akreditimin e furnitoreve vendor te lendeve te para dhe sherbimeve te emergjencave private per defektet, duke marre ne konsiderate vetedeklarimet me firme dhe vule nga shoqeria;
Rregullat/procedurat/dokumentacioni per dorezimin dhe shkarkimin e mallrave ne magazinat e industrive prodhuese, duke marre ne konsiderate vetedeklarimet me firme d he vule nga shoqeria
Rregullat/procedurat/dokumentacioni per levizja e punonjesve perte ardhur ne pune duke marre ne considerate vetedeklarimet me firmed he vule nga shoqeria
Rregullat/procedurat/kriteret/ dokumentacioni per organizimin dhe funksionimin ne ambjentet e punes:
Oraret e punes dhe turnet
Hyrja dhe dalja
Pastrimi dhe dezinfektimi
Distancat midis punonjesve
Procedurat e trajtimit te te infektuarve gjate punes
Procedurat me furnitoret dhe klientet
Procedurat e higjanizimi dhe aparatet higjenizuese
Perdorimi i ambjenteve te perbashketa
Sipermarresit prodhues qe do te lejohen të vijojne veprimtarine ekonomike, jane pergjegjes per te permbushur kushtet e parandalimit te perhapjes se Covid-19 dhe zbatimin e kritereve nga personeli i tyre. Nese sipermarrjet jane ne permbushje te plote te kushteve sipas rregullave te aprovuara nga qeveria, nuk jane pergjegjese nese konstatohen raste te infektimit te punonjesve gjate kohes se ushtrimit te aktivitetit
Rregullat/procedurat/dokumentacioni per qarkullimin e mjeteve te transportit dhe shperndarjen e produkteve te gatshme brenda dhe export duke marre ne konsiderate vetedeklarimet me firme dhe vule nga shoqeria
FAZA 2º – MASA EKONOMIKE PER MBESHTETJEN E SIPERMARRJES PER VITIN 2020
A – NE MARREDHENIE ME ADMINISTRATEN SHTETERORE QENDRORE KERKOHET:
shtyrje e te gjithe afateve te deklarimeve deri ne perfundim te gjendjes se jashtezakonshme
shtyrje e te gjithe afateve procedurale deri ne perfundim te situates se jashtezakonshme
shtyrje e te gjithe proceseve te aplikimit per tendera/ privatizime/ koncesione/ ankande etj, deri ne perfundim te gjendjes se jashtezakonshme
shtyrje me 3 muaj e pageses se taksave/ tatimeve/ akcizes ndaj adminsitrates qendrore (duke filluar nga muaji shkurt 2020)
rillogaritje e tatim fitim fitimit mujor
heqjen e pageses se dividentit per vitin 2019
heqjen e detyrimit per pagesen e tvsh dhe akcizen ne dogane per lendet e para deri ne perfundim te gjendjes se jashtezakonshme
heqjen e pageses se tarifes se skanimit ne dogane deri ne perfundim te gjendjes se jashtezakonshme
heqjen e tarifes se parkimit ne dogane deri ne perfundim te gjendjes se jashtezakonshme
shtyrje me 3 muaj e pageses se sigurimeve shoqerore mbi pagen
shtyrje e pageses se energjise elektrike dhe ujit deri ne perfundimin e gjendjes se jashtezakonshme dhe mosnderprerja per shkak te mospageses (te mbahet ne konsiderate rasti per sipermarrjet prodhuese qe aktualisht furnizohen nga opratore kompani private te furnizimit me energji elektrike)
ndalimin e cdo kontrolli, inspektimi (pervec atij sipas aktit normativ covid-19) nga autoritetet qendrore e lokale qe ka qene i planifikuar.
ngrirjen apo shtyrjen e cdo afati ligjor ne ceshtjet qe sipermarresit prodhues kane pasur ne shqyrtim me cdo autoritet shteteror.
B – MARREDHENIET ME ADMINISTRATEN SHTETERORE LOKALE
shtyrje e te gjithe afateve te deklarimeve deri ne perfundim te gjendjes se jashtezakonshme
shtyrje e te gjithe afateve procedurale deri ne perfundim te situates se jashtezakonshme
heqjen e taksave dhe tatimeve vendore per vitin 2020
C- MARREDHENIA ME SISTEMIN BANKAR
ngrirje me 6 muaj e te gjithe pagesave te huave ne banka dhe institucione te tjera financiare
riskedulim te te gjithe huave ne banka dhe institicione financiare dhe aplikim deri ne fund te vitit te interesave te buta
financime te reja me procedure te lehtesuar per sektorin e prodhimit (krijimi i nje mekanizmi shteteror garancie per rifinancimet dhe huate e reja)
D- MARREDHENIA ME SISTEMIN E SIGURIMEVE NDAJ DEMIT
demshperblim me procedure te pershpejtuar per sipermarrjet qe kane siguruar riskun e nderprerjes se punes me kompani siguruese
E – MARREDHENIA ME PUNEMARRESIT
rregullim ligjor per marredhenien kontraktuale midis punedhenesit dhe punemarresit gjate periudhes se gjendjes se jashtezakonshme
subvensionim me pagen minimale deri ne perfundim te gjendjes se jashtezakonshme per sipermarrjet qe nuk do te lejohen te ushtrojne aktivitet
subvensionim te kontributit te sigurimeve shoqerore deri ne perfundim te gjendjes se jashtezakonshme per sipermarrjet qe nuk do te lejohen te ushtrojne aktivitet
F- MASA TE VECANTA PER SEKTORIN E BUJQESISE
Mjeket veterinere, zootekniket, ekspertet e insiminimit artificial, personeli farmacive bujqesore dhe atyre veterinare, personeli stacioneve veterinare private, Agronomet e mbrojtjes se bimeve dhe personeli farmacive bujqesore, te trajtohen nga organet e ruajtjes se rendit me te njejtin status si edhe personeli shendetsor human, qe nuk sherben drejte perdrejte me te semuret e infektuar nga Covid 2019.
Drejtuesit e mjeteve te mekanikes bujqesore, disa punonjes te qendrave te shitjes dhe riparimit te mekanikes bujqesore, blegtoret, prodhuesit, perpunuesit dhe transportuesit e ushqimeve te blegtorise, te bletarise, te konsiderohen e trajtohen nga organet e ruajtjes se rendit me statusin e miratuar deri tani per punonjesit qe sherbejne ne hallkat e zinxhirit ushqimor per furnizimin e popullit me ushqime.
Blegtoret, transportuesit e qumeshtit, vezeve, mishit, administratoret e shoqatave dhe fermave blegtorale dhe komplekseve te prodhimit te ushqimit te blegtorise, qe ndodhen ne kushtet e mungesave dhe kufizimit te fuqise punetore, te mos kufizohen me orare fixe ne levizjet qe ata detyrohen te bejne ne kembe ose me mjete te transportit public ose personale ne drejtim te fermave te tyre.
T’u krijohen disa lehtesi ne levizje dhe ne furnizimin me preparate dezinfektuese cilesore, te miratuara nga organet kopetente shendetsore, specialisteve te dizinfektimit te stallave dhe komplekseve blegtorale.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor