Numri i të prekurve dhe i të vdekurve me koronavirus në mbarë botën po rritet orë pas ore. Tashmë Europa e ka kaluar Kinën, vendin e origjinës së virusit, për sa i përket numrit të vdekjeve.
Vendet më të prekura në kontinent janë Italia me 2503 viktima ndërsa vendin e dyta e mban Spanja me 598 viktima. Mbarë kontinenti ka marrë masa drastike për parandalimin e përhapjes së virusit.
Italia, Spanja e Franca janë në karantinë ndërsa Bashkimi Europian ka mbyllur kufijtë me vendet e tjera e kufijtë janë mbyllur edhe mes pjesës më të madhe të vendeve të BE-së.