Vendosni fjalën kyçe....

Gara për vaksinën kundër Covid-19, Japonia e Franca pretendojnë se kanë kurat e mundshme


Teksa pandemia Covid-19 ka prekur pjesën dërrmuese të botës duke shkaktuar mijëra viktima, shkencëtarët në mbarë botën janë në garë për të zbuluar vaksinën për të mposhtur virusin.

Së fundmi shkencëtarët kinezë kanë vlerësuar një ilaç të zhvilluar nga Japonia në vitin 2014 për efektivitetin e tij kundër koronavirusit.

Zhang Xinmin, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinës për Bioteknologjinë, u tha mediave se Avigan, një ilaç i prodhuar nga Japonia Fujifilm Holdings, ka qenë efektiv kundër COVID-19.

‘Avigan është shumë i sigurt dhe në mënyrë të qartë efektive,’ tha Zhang në një konferencë shtypi në Dalian, kryeqyteti i provincës Liaoning të Kinës.

Avigan është emri i markës së një ilaçi gripi i njohur si favipiravir i zhvilluar nga Fujifilm Toyama Chemical në 2014.

Zhang tha se pacientët që morën favipiravir testuan negativë pas një mesatareje prej katër ditësh, krahasuar me 11 ditë në grupin e kontrollit.

‘Nuk ka asnjë efekt të qartë anësor,’ shtoi ai.

Në Europë, ndërmarrja farmaceutike franceze Sanofi tha të mërkurën se është e gatshme t’u ofrojë autoriteteve franceze ilaçin anti-malarie në luftën kundër koronavirusit.

Në një provë klinike të fundit, ilaçi Plaquenil u testua mbi 24 pacientë, dhe pas gjashtë ditësh, virusi ishte zhdukur në tre të katërtat e tyre. Sanofi tha se ata kanë disa milionë doza, të mjaftueshme për të trajtuar 300,000 njerëz të infektuar me COVID-19.

Ditë më parë ilaçe të ndryshme janë testuar kundër koronavirusit në Itali e SHBA me mjekët që pretendojnë për efektshmërinë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *