Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi se do ia ngjiste koronavirusin të tjerëve, vdes burri japonez


Një burrë 57-vjeçar në Japoni i cili kishte kërcënuar se do ia ngjiste të gjithëve sëmundjen, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ka ndërruar jetë në spital të mërkurën.

Reuters shkruan se autoritetet lokale shëndetësore në qytetin Gamagori, e kishin udhëzuar burrin të qëndronte në shtëpi pasi ai rezultoi pozitiv në 4 mars. Atë mbrëmje, burri i tha familjes së tij se ai do ta “shpërndajë virusin” dhe u drejtua në një pijetore dhe një bar.

Ditën tjetër ai u shtrua në spital.

Burri kishte qenë nën hetim për pretendime për pengim të biznesit, pasi të dy bizneset e pezulluan veprimtarinë e tyre. Një grua që punonte në lokalin që kishte vizituar 57-vjeçari, u konfirmua pozitive me koronavirus më 12 mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *