Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi mbyll për herë të parë kazinotë në Las Vegas, që nga vdekja e Kennedy-t


Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, guvernatori i Nevadës Steve Sisolak ka vendosur të mbyllë kazinotë në Las Vegas.

“Sheshi i lojërave të Amerikës”, siç njihet Las Vegas, zakonisht është i hapur 24-orë në ditë. Hera e fundit që kazinotë duhej të mbyllnin dyert ishte në ditën e funeralit të John F. Kennedy në vitin 1963.

Ngrirja një-mujore e lojërave të fatit do të godasë fort Las Vegas. Ekonomia e qytetit varet pikërisht nga lojërat e fatit. BBC shkruan se mbyllja e tyre hyn në fuqi të mërkurën në mesditë dhe do të jetë pjesë e udhëzimeve federale që rekomandojnë distancimin shoqëror.

Amerikanëve u kërkohet të ndjekin masat për disa javë, të moshuarve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe njerëzit të mos mblidhen në grupe me më shumë se 10 njerëz dhe të mos shkojnë në restorante dhe bare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *