Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi në Evropë, sa raste u shënuan në Spanjë, Francë, Gjermani, Britani dhe Itali


Evropa është vatra më e madhe e të infektuarve me koronavirus që pas shpërthimit rreth 3 muaj më parë nga Kina.

Me Italinë e cila mban numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave tashmë rritje eksponenciale të  shifrave po shënohen edhe në Spanjë, Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe.

Italia

Në Itali gjendja paraqitet e rënduar me 35,713 raste në total, gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 4207 raste të reja. Viktima në total janë 2978 persona ndërsa në 24 orët e fundit u shënuan 475 vdekje.

Numri i të infektuarve të cilët janë shëruar arriti në 4025 persona.

Spanja

Në Spanjë, numri total i rasteve është sipas të dhënave të datës së sotme 14746 të infektuar me 2920 raste të reja në 24 orët e fundit. Për sa i përket viktimave, në vendin e gadishullit iberik numri arriti 638 me 105 në 24 orët e fundit.

Personat të cilët janë shëruar nga koronavirusi në Spanjë raportohet të jetë 1081 persona.

Gjermania

Pas Spanjës, shteti gjerman mbetet vendi i cili dita ditës po shënon një rritje të dukshme të rasteve të reja apo edhe viktimave. Kështu, ditën e sotme u raportuan 2789 raste të reja duke kapur në total 12.156 të infektuar.

Në Gjermani, deri më tani janë vetëm 28 viktima me vetëm 2 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e bërë vendin me më pak pacientë që ndërrojnë jetë në Evropë. Ndërsa numri i të shëruarve është 105.

Franca

Me 9134 të infektuar në total, Franca renditet pas Gjermanisë me raste të konfirmuara, duke shënuar gjatë 24 orëve të fundit 1404 të prekur.

Për sa i përket viktimave, në Francë regjistrohen 264 të tilla ku sot u konfirmuan 89. Personat e rikuperuar nga infektimi me COVID-19 ka shkuar në 602.

Britania e Madhe

E fundit nga vendet në Evropë që morri edhe masa shtrënguese por jo aq të egra ndaj koronavirusit ishte Britania, pasi edhe numrat e  konfirmuar deri më tani në vendin ishullor janë 2626 me 676 raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri i viktimave deri më tani në Britani ka shkuar në 104 me 33 raste të reja ditën e sotme, ndërsa pacientë rikuperuar janë 65.

Deri më tani shtet kanë marrë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Itali qëndron e bllokuar totalisht vetëm me personat e autorizuar për të lëvizur dhe atyre që duhet të shkojnë në punë, ndërsa shkollat dhe universitet qëndrojnë të mbyllur.

Shkollat janë mbyllur edhe në Francë dhe Spanjë, ndërsa ditën e sotme edhe Britania mori vendimin për t’i mbyllur./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *