Vendosni fjalën kyçe....

Kufizime të reja për këmbësorët, të lëvizin vetëm dhe në oraret 6 me 10 të mëngjesit e 4 me 6 të pasdites


Janë publikuar oraret e reja të kufizimeve për këmbësorët.

Që nga dita e nesërme ato do jenë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të mëngjesit paradite dhe nga ora 4 e pasdites deri në orën 6 të pasdites.

Tjetër masë është ecja në rrugë me dikë tjetër në krah. Në rast shkeljeje ata që do kapen do gjobiten me 100 mijë lekë të vjetra.

‘MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH.

-NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

-NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

-SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE ME MOSDHËNIEN E ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E LUFTËS PËR SHKELËSIN!

-BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

-NDJESË 1000 HERË PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

-FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!’ – shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *