Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk është në të njëjtën mendje me presidentin Hashim Thaçi, në shpalljen e gjendjes emergjente për shkak të koronavirusit.
Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka njoftuar përmes një deklarate për shtyp se Kurti do të kundërshtojë propozimin e presidentit.
“Kemi parë propozimin e presidentit, por këtë e konsiderojmë ndërhyrje në punën e qeverisë. Kemi marrë lëvdata nga ambasada e SHBA-ve dhe Britanisë për punën që po e bëjmë. Besojmë që me këtë formë të bashkëpunimit institucional do të vazhdojmë. Kryeministri ka bërë të ditur se nuk është në pajtueshmëri me masën ekstreme të propozuar nga presidenti sonte. Sidoqoftë këtë do e shikojmë në të ardhmen, nëse do ketë nevojë. Për momentin nuk kemi nevojë për një masë të tillë. Kemi qenë ndër shtetet e para që kemi marë masa, sikur mbyllja e shkollave”, tha Abazi.
Numri i të prekurve në Kosovë tani ka shkuar në 19. Të prekurit e fundit janë një çift nga Gjakova, që së fundi kanë ardhur nga Dussefdorfi i Gjermanisë.