Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Propozimi i Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte i palogjikshëm


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar propozimin e Hashim Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Mbrëmë kishim një zhvillim të pazakontë, meqenëse presidenti i Republikës së Kosovës u angazhua për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme në vendin tonë”- ka thënë Kurti fillimisht, në një konferencë për media, në natën e së mërkurës.

Kishim edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, raportet e të cilit i marr përditë. Në këto raporte, ka një gjë të përbashkët: Te konkluzioni mbi gjendjen e sigurisë është ngjyra e verdhë. Nuk është ngjyrë portokalli, as ajo e kuqe. Situata është nën kontroll, dhe e menaxhueshme”- ka deklaruar ai.

Por, përkundër kësaj, pikërisht në KS, u propozua që të kemi shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit”– ka shtuar Kurti.

Për bindjen time të fuqishme, kjo është e paarsyeshme, e palogjikshme, e papërgjegjshme, e padobishme”- ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Sipas Kurtit, nga Thaçi ishte “një insistim i parapërgatitur, me tekste të gatshme, që me çdo kusht të shkohet në shpallen e gjendjen e jashtëzakonshme”.

“Tash ne e dimë që jemi në pritje të përgjigjes së Kuvendit të Kosovës, për kërkesën e presidentit për dekretin e tij për gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe sot jam i bindur se nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Është  mundshme që një situatë e tillë të shfaqet në javët në vijim. Uroj që kjo të mos ndodhë, por jam i bindur se as mbrëmë, as sot, s’kemi nevojë për një gjë të tillë”- ka vlerësuar Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *