Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të ndodhet vendi nga koronaviruasi. raporton Alsat-m.
“Para pak çasteve firmosa vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi imë bazohet në Nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të zgjasë 30 ditë me mundësi zgjatje në varësi të situatës”, deklaroi Stevo Pendarovski.
Presidenti i vendit po ashtu shtyhu edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare pa afat, deri sa të krijohen kushtet për t’i mbajtur ato në mënyrë të sigurt. Ai po ashtu tha se Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit.
“Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit, përsëris, të gjitha, edhe shtetërore, edhe private, që më me sukses ta menaxhojmë epideminë. Në situatë të jashtëzakonshme Qeveria do të mund të sjellë urdhëresa me fuqinë e ligjit me qëllim që të aplikojë kufizime më të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe veçanërisht të sigurojë mjete më të mëdha për mbështetjen e ekonomisë e cila hyn në një periudhë krize- tha Penderovski
Pendarovski porositi edhe një herë qytetarët të cilët janë jashtë vendit.
“Më mirë është të qëndroni atje ku jeni. Apeloj tek të gjithë qytetarët tanë që të jemi të qetë, të përgjegjshëm dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, apeloi Pendarovski.