Vendosni fjalën kyçe....

Nuk zbatuan rregullat për parandalimin e COVID-19, ISHSH gjobit dy fasoneri


Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka dalë në teren për të kontrolluar subjekte të ndryshme në kuadër të respektimit të rregullave për menaxhinim e situatës së koronavirusit.

Në 1401 inspektime në të gjithë Shqipërinë ISHSH vendosi masë administrative ndaj dy fasonerive. Dy fasoneritë sipas ISHSH, njëra në Tiranë dhe një tjetër në Berat nuk zbatuan rregullat që rrjedhin nga akti Normativ “për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”.

Në inspektimet e kryera ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për përballimin e COVID – 19, u gjetën me shkelje 2 (dy) subjekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 2, datë 11.03.2020, Ligji Nr. 15, datë 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” i ndryshuar. Ndaj subjekteve u vendosën masat administrative si më poshtë:

ISHSH, dega rajonale Tiranë, vendosi Masë Administrative 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L53527801V, aktiviteti fasoneri.

ISHSH, dega rajonale Berat, pas denoncimit të ardhur në Platformën e Bashkëqeverisjes, ushtroi sot në bashkëpunim me Policinë e Shtetit inspektim në subjektin me NIPT K62827021R, aktiviteti fasoneri. Ndaj subjektit u vendos Masë Administrative 500 000 lekë”-thuhet në njoftim.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer 1401 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin sot më datë 18 mars 2020. Inspektimet dhe monitorimet janë kryer në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *