Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri


Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në vend. Bëhet fjalë për pacientin nga Lushnja, i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë dhe mbahej në respirim të drejtuar në reanimacion.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 66-vjeçari vuante nga disa sëmundje.

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”, njofton Ministria e Shëndetësisë. 

66-vjeçari nga Lushnja është pacienti i dytë që ka humbur jetën nga koronavirusi në vend. Rasti i parë është ai i gruas 73-vjeçare në Durrës e cila ndërroi jetë një javë më parë. Edhe ajo vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në vend janë konfirmuar 55 persona të prekur nga virusi vdekjeprurës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *