Vendosni fjalën kyçe....

Të pasurit italianë dhurojnë miliona euro për shëndetësinë


Miliarderi Silvio Berlusconi ka vendosur të vendosë shumën prej 10 milionë eurosh në dispozicion të Rajonit të Lombardisë për ndërtimin e repartit të 400 njësive të kujdesit intensiv në Fiera di Milano ose për emergjente të tjera, shkruhet në faqen itaiane të internetit TGCOM24.

Djali i themeluesit të ”Esselunga” Caprotti ka njoftuar krijimin e një fondi prej 10 milion për të mbështetur nismat terapeutike në Lombardi dhe një plan në favor të kategorive më të dobëta të prekura nga efektet e epidemisë.

Familja Ferrero, përmes Ferrero Italia, gjithashtu ka vendosur të dhurojë 10 milion euro për strukturën e udhëhequr nga komisioneri i urgjencës Domenico Arcuri.

Sidoqoftë, lista është shumë e gjatë: Giorgio Armani ka vënë në dispozicion 1.25 milion, familja Benetton ka dhuruar 3 milion euro, francezët Kering 2 milion, ndërsa Moncler ka dhuruar 10 milion për kujdesin intensiv spitalor.

Familja Agnelli, përsëri për t’u marrë me emergjencat në nivel kombëtar, ka dhënë një kontribut prej 10 milion euro për Departamentin e Mbrojtjes Civile.

Kompania farmaceutike Bayer dhuroi gjithashtu një milion euro në spitalet në Lombardi për të blerë makineri për shpëtimin e jetëve. Dhurimi ka për qëllim blerjen e makinerive për terapi intensive dhe subintensive.

Ndërsa fondacioni Tim ka vendosur të dhurojë 500 mijë euro dhe ka filluar një pajtim vullnetar midis punonjësve të Tim. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *