Vendosni fjalën kyçe....

Urgjencat kirurgjikale zhvendosen te Spitali i Traumës nga e premtja


Urgjencat kirurgjikale do kalojnë në spitalin e Traumës duke nisur nga dita e premte.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu në një deklaratë për mediat.

Ajo tha ndër të tjera se spitalet rajonale do vijojnë punën normalisht me shërbimet kirurgjikale për banorët respektivë.

Manastirliu theksoi gjithashtu se po bëhet çmos për të rritur numrin e respiratorëve në reanimacion.

‘Në këtë orë kemi pasur lajme shpresëdhënës. 27 mjekët e testuar në Fier me COVID kanë rezultuar negativ. Mjekët kanë respektuar dhe mbrojnë protokollin. Po bëjmë të mundur për të ruajtur stokun. Brenda javës presim furnizimet e radhës. Po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në reanimacion. Një tjetër lajm shpresëdhënës ka qenë testi i radhës që ka rezultuar negativ i kontaktit të ngushtë të pacientit zero. Stafi i Infektivit po bën një punë të mrekullueshme. Po përgatitemi që të kryejmë këtë test në QSUT. Ne po kryejmë testime për aq sa kërkonë ISHP-ja. Këta ekspertë po bëjnë më të mirë në mbrojtje të qytetarëve. Sot ne jemi vendosur që për të krijuar kapacitete në QSUT, ndaj shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës, klinikat 1, 2, do të transferohen në spitalin e Traumës, duke nisur nga dita e premte. Spitali i Traumës do të mbështetet nga kirurgët. Urgjencat kirurgjikale do të kryhen në spitalin e Traumës. Jemi vetëm në fillim të luftës dhe nuk duhet të ulim vigjilencën.’ – tha ndër të tjera Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *