Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se subjekti i tij do të nisë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Mustafa e bëri të ditur këtë në një konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka qenë kundër inicimit të mosbesimit. Ajo thotë se me të në këtë vendim ka qenë edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”-tha Osmani për Kallxo.com.