Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi-Ramës: Nuk zgjidhet gjë me gjoba as me shfaqje tre herë në ditë, bli tamponë e respiratorë


Albana Vokshi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të shtojë masat mbrojtëse për personelin mjekësor si dhe t’i furnizojë me pajisjet e duhura ata.

Ajo shkruan se me gjoba nuk zgjidhen gje dhe se qeveria nuk ka marrë në kohë asnjë prej masave që janë propozuar nga kreu i PD-së, Basha.

‘Me gjoba nuk zgjidhet asgjë. Duhen masa mbrojtëse për stafin mjekësor, duhen tamponë dhe kite për testimin e popullatës, duhen pajisjet e nevojshme mjekësore për përballimin e fluksit. Asgjë prej këtyre në kohë, megjithëse Kryetari i PD Lulzim Basha, prej ditësh, i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme, përfshirë,  aparatët respiratorë. Vazhdimisht, kryeministri e ka hedhur poshtë duke theksuar se spitalet kanë pajisje të nevojshme. Sot mediat publikuan dokumenta se Ministria e Shëndetësisë ka hapur me urgjencë tenderin me afat vetëm 24 orë për blerjen e këtyre pajisjev.’ – shkruan Vokshi.

Më tej Vokshi thekson se situata nuk menaxhohet me daljet e Ramës nga vila në Surrel e as me shpalljet e gjobave në ERTV. Ajo shton se duhen marrë masa të shpejta për shëndetin e mjekëve e të shqiptarëve që duan zgjidhje.

‘Situata nuk menaxhohet as me shpalljet e gjobave në ERTV, as me daljet e Ramës nga vila 2 milionë euro në Surrel, aq më pak, me sulme ndaj çdo propozimi të opozitës. Për shëndetin e mjekëve dhe të shqiptarëve duhen veprime të shpejta, që i paraprijnë përkeqësimit të situatës.  Qytetarët kanë nevojë për dikë që qeveris dhe merr vendime në kohën e duhur për interesin e tyre. Qytetarët duan zgjidhje, jo të shtyjnë  kohën duke parë Edi Ramën në televizor në mëngjes, në drekë dhe në darkë.’ – mbyll reagimin Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *