Greqia ka konfirmuar 418 të prekur nga koronavirusi.
Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, që pohoi se ditën e sotme janë konfirmuar 31 raste të reja.
Mosha mesatare e të infektuarve është rreth 70 vjeç, shtoi përfaqësuesi i ministrisë.
Në Maqedoninë e Veriut rastet e konfirmuara deri ditën e sotmë janë 35, me katër raste të reja që janë shtuar.
Në Kosovë ndërkohë rastet me koronavirus janë deri tani 20, sipas raportit të autoriteteve zyrtare. Mali i Zi konfirmoi ditën e djeshme dy rastet e para me koronavirus.