Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka paralajmëruar për një deklaratë që do të mbahet gjatë ditës së sotme nga një përfaqësues i PD-së, që sipas tij do publikojë disa fakte të rënda.
Basha thotë se vetëm gjatë këtyre dy javëve, qeveria ka dhënë 52 milionë euro tendera.
“Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh: Doën pointing backhand index”– shkruan Basha.
Kryedemokrati thotë se këto para do përdoreshin më mirë nëse, qeveria do paguante me to për të vetëpunësuarit në biznesin e vogël 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur për shkak të situatës me koronavirus.