Vendosni fjalën kyçe....

Dashuri “e frikshme”, sportisti nga Kazakistani njofton martesën me kukullën prej silikoni


Një sportist nga Kazakistani ka njoftuar se ka ndërmend të martohet me të dashurën e tij, kukullën plastike Margo, të cilën e trajton si një zonjë të vërtetë.

Kukulla prej silikoni ka faqen e saj në Instagram të drejtuar nga sportisti Yuri Tolochko, ku ‘ajo’ ndan detaje për përgatitjet e tyre të dasmës.

Atleti, i cili pretendon se ka qenë i pandashëm nga Margo që nga takimi i tyre i parë, tha se ai madje mësoi të gatuaj khinkali – gjellë e preferuar e të dashurës së tij plastike.

Fotografia e parë e çiftit të pazakontë u shfaq në mediat sociale në maj të vitit 2019.

Mbetet e panjohur se sa serioze janë synimet e Tolochkos, por atleti me kënaqësi pranon ftesa nga emisionet televizive ruse, ku ai flet për lidhjen e tij të dashurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *