Ndërsa Holanda po përballet me më shumë se 2 mijë raste koronavirusi, ministri i Shëndetësisë, Bruno Bruins, u rrëzua gjatë një seance parlamentare pas një dobësie.
Bruins po u përgjigjej pyetjeve në parlament lidhur me Covid-19 që ka shkaktuar 60 viktima deri tani.
Për dallim nga disa vende të tjera evropiane, Holanda vendosi të mbyllë shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të hënën dhe ende nuk i ka mbyllur kufijtë e saj.
I ngacmuar nga parlamentari i opozitës Geert Wilders, ministrit Bruins i ra të fikës teksa po fliste në foltore.
‘Më ra të fikët për shkak të lodhjes. Tani gjërat janë më mirë. Do shkoj në shtëpi tani për të pushuar sonte që të mund të kthehem në punë nesër për të luftuar koronavirusin sa më mirë.’ – shkroi në Twitter, Bruins.