Vendosni fjalën kyçe....

“Do ngrihet një laborator brenda QSUT-së për Covid-19, kemi teste e po furnizohemi” – Manastirliu


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ka njoftuar sot një tjetër numër për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për të marrë përgjigje rreth koronavirusit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, ajo tha se numri i gjelbër 08004040 do vihet në ndihmë të qytetarëve për të marrë informacione mbi Covid-19 dhe për të kërkuar ndihmë nga mjeku i familjes.

Kurse numri 127 do vijojë të mbetet numri i vetëm për urgjencat. Ajo tha ndër të tjera se në QSUT do ngrihet një laborator që do shërbejë për të bërë më shumë analiza për Covid-19.

‘Do të ngrihet një laborator tjetër në QSUT, i cili do të realizojë teste për covid-19. Brenda 2 javëve besojmë se do jetë funksional. Është e rëndësishme që të kemi saktësi në çertifikimin e analizave. Më pas të realizijmë edhe shtririjen e laboratorëve.’ – tha Manastirliu.

Ajo theksoi gjithashtu se për numrin e testimeve të qytetarëve do merren vendime bazuar në rekomandimet e OBSH-së duke shtuar se Shqipëria ka teste dhe po furnizohet sërish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *