Vendosni fjalën kyçe....

Eni Vasili i publikon mesazhin e çuditshëm Bashës. E nisi apo jo pyetjen dëshpëruese për Ramën?!


Një episod i çuditshëm ndodhi mbrëmjen e kaluar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Gazetarja ndërpreu debatin në studio gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Ramën, për të lexuar një mesazh që i kishte mbërritur në telefon nga kryedemokrati. E mesazhi nuk kishte asnjë lidhje me diskutimin që po bëhej në studio, për situatën e vështirë me të cilën na ka vënë përpara pandemia e Covid-19.

“Kam në celularin tim një mesazh nga kryetari i Partisë Demokratike, zoti Basha, që thotë: Eni pyeteni kryeministrin a është i gatshëm të largohet dhe të më lërë mua drejtimin e qeverisë.”

Një mesazh i cili e habiti kryeministrin, e jo vetëm atë.

“Ja urdhëro… A je e sigurt që e ke nga ai personalisht apo është ndonjë shaka?! Nuk duhet t’ja vëmë re, duhet të kalojmë në pyetjen tjetër se me siguri është në gjumë edhe e shkel atë tastierën në vazhdim të një ëndrre që e shikon duke fjetur. Çfarë mund ti thuash, çfarë flasim ne e çfarë ëndrre shikon ai… Si mund ta bëjë këtë pyetje, si mund ta bëjë! Me siguri do i kenë marrë telefonin. Unë besoj se dikush do i ketë marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Është jashtë çdo lloj imagjinate. Imagjinojeni këtë pyetje, ta bëjë kushdo qoftë në atë pozicion, në secilin nga vendet që është duke u përballur me këtë dhe në mes të një debati si ky që po bëjmë. Që edhe ato momente tensioni mes nesh janë tregues i situatës në të cilën po kalojmë. Kurse tjetri është në autobus.”komentoi Rama i cili gjatë fjalës së tij vuri dhe duart në kokë duke shprehur habi.

Nuk kaluan shumë minuta dhe kryetari i opozitës kontaktoi me gazetaren për t’i sqaruar se nuk ishte ai që e kishte dërguar atë mesazh. E madje akuzoi dhe qeverinë për propagandë dhe dezinformim, duke nënkuptuar se ishte dikush nga njerëzit e afërt me Ramën që e ksihte dërguar atë mesazh.

“Eni sapo më informuan. Nuk kam çuar asnjë mesazh dhe në fakt as nuk po e ndiqja. Herë tjetër të lutem kontrollo zyrat  e propagandës së qeverisë. Kanë bërë rrugë me mashtrime e dezinformime, duke shkelur çdo ligj dhe normë.”- ishte mesazhi që Basha i dërgoi gazetares në Whatsapp.

Më pas gazetarja kërkoi ndjesë dhe tha se do e kontrollonte se si i kishte ardhur mesazhi në celular. MEgjithatë ajo shtoi se kishte komunikuar më parë me Bashën, në numrin që i kishte mbërritur mesazhi. Këtë e tregon edhe fotografia e chat-it të saj./Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *