Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten me nga 100 mijë lekë 165 këmbësorë, dolën në rrugë pas orës 10:00 (Video)


Policia ka gjobitur 165 persona të cilët sipas saj kanë shkelur orarin e lëvizjet për këmbësorët të vendosur nga qeveria.

Në njoftim thuhet se qytetarët janë gjobitur në mbarë vendin me nga 100 mijë lekë, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kufizuese.

Njoftimi

Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.

Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *