Vendosni fjalën kyçe....

Gripi sezonal në ikje – Ra intensiteti në javën e parë të marsit, por ishte më agresiv se në 2019-ën


Gripi sezonal i cili është në javën e 9 të tij sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik ka nisur të ketë një kurbë rënëse. Të dhënat zyrtare sipas survejancës tregojnë se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rënie në javën 09 të vitit 2020, ku gripi konsiderohet me aktivitet sezonal normal me intensitet mesatar.

ISHP shpjegon se javën e parë të marsit vazhdoi qarkullimi i viruseve të tipit A dhe B të gripit. Që nga fillimi i sezonit deri tani, në total mbizotëron virusi i tipit A, nëntipi A/H3. Virusi i tipit A ka mbizotëruar çdo javë deri në javën 05 ndërsa që nga java 06 vërehet mbizotërim i virusit të tipit B.

Që nga dhjetori i 2019 në Shqipëri mbizotërojnë viruset e tipit A (65%) krahasuar me viruset e tipit B (35%).

Në javën e parë të marsit mbi 20 mijë përsona ishin me grip stinor, një numër 25% më i lartë se vjet në këtë periudhë. 219 (20.8%) prej 1052 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione, raportoi ISHP.

Prej gripit sezonal në Shqipëri raportohet të kenë humbur jetën 4 përsona. Një paciente me moshe 61 vjeç, ishte me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni dhe e pavaksinuar ndaj gripit.Një paciente me moshë 80 vjeç, me fillim të menjëhershëm dhe me insuficiencë respiratore, e pavaksinuar ndaj gripit.Një pacient me moshë 41 vjeç i pavaksinuar ndaj gripit. Një pacient me moshë 62 vjeç i pavaksinuar ndaj gripit dhe me sëmundje kronike.

Në datën 6 Nëntor 2019 mbërritën në ISHP 60 000 dozat e para, vaksinë ndaj gripit, Vaxigrip (inaktive) në flakon 10 dozësh. Grupet të cilat mund te vaksinohen ishin personeli shëndetësor, femijët në moshën 2 deri 5 vjeç, gratë shtatzëna, persona me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktivepulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlcisë etj. si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave, -persona mbi 65 vjec.

Rasti klasifikohet si SRRA (Sëmundje e rëndë respiratore akute) sipas përkufizimit të OBSH dhe si STRRA (Sëmundje tepër e rëndë respiratore akute) sipas klasifikimit tonë për të gjitha rastet që kanë nevojë për shtrim në repartet e terapisë intensive dhe kanë nevojë për oksigjenim. 219 (20.8%) prej 1052 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione (STRRA).

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *