Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj takon Mustafën, i premton votat për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit


Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, është takuar paraditen e sotme me liderin e LDK-së, Mustafa.

Ai njofton se AAK-ja që drejton do e mbështesë mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti.

Haradinaj thekson se qeveria Kurti do jetë më jetëshkurtra dhe më e dëmshmja për Kosovën.

‘Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit.’ – shkruan Haradinaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *