Vendosni fjalën kyçe....

Hyjnë në fuqi oraret e reja, nga sot s’mund të dilni më me një person tjetër në krah


Duke nisur nga sot, këmbësorët nuk do të mund të dalin më dyshe gjatë orarit të përcaktuar nga qeveria.

Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të mëngjesit paradite dhe nga ora 16:00 deri në 18:00, këmbësorët do të lejohen të dalin për të kryer punët e tyre, mirëpo nuk duhet të jenë të shoqëruar.

Në rast se ky rregull shkelet, ata do të gjobiten me një shumë prej 100 mijë lekësh të vjetra. Kryeministri Edi Rama e firmosi këtë vendim për shkak të ndërgjegjësimit të ulët të qytetarëve, të cilët siç treguan edhe disa foto të publikuara në rrjet nisën të dilnin përsëri me grupe.

“Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh.

-nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

-nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!”– shkruante Rama mbrëmjen e kaluar.

Jo vetëm kaq, por dalja pas këtij orari tregon se nuk bëhet për qëllime pune, pasi punonjësi do duhej të ishte kthyer në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesit ku mund të punonte. E për këtë arsye nuk do mund të marrë pagën që është planifikuar të shlyhet në sajë të një plani financiar të qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit.

Në fuqi mbetet vendimi për qytetarët që kanë ardhur nga zonat e kuqe të prekura nga Covid-19, që duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe s’duhet të dalin as në oraret e parashikuara. Kush shkel vetëkarantimin, do të gjobitet me 700 mijë lekë të reja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *