Vendosni fjalën kyçe....

Kavaja i shtohet hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi


Kavaja i është shtuar hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi në vend. Janë konfirmuar pas testeve të Institutit të Shëndetit Publik, si të infektuar me Covid-19, një 80-vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja.

Ndërkohë janë regjistruar dhe 3 raste të reja në kryeqytet, i cili mban rekordin për numrin më të lartë të të infektuarve, plot 45. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se bëhet fjalë për tre shtetas italianë, të cilët ndodhen aktualisht në Shqipëri.

Deri tani, numri i të konfirmuarve me koronavirs në të gjithë vendin ka shkuar në 64.

RASTET:

  • Tiranë- 45 qytetarë
    Durrës- 5 qytetarë
    Lushnjë- 2 qytetarë
    Elbasan- 2 qytetarë
    Fier- 6 qytetarë
    Rrogozhinë- 2 qytetarë
    Kavajë- 2 qytetarë

Në Spitalin Infektiv në Tiranë ndodhen 32 pacientë të shtruar, 3 prej të cilëve vijojnë të qëndrojnë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *