Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me masat për ndihmën ndaj ekonomisë të qeverisë.
LSI-ja ka vlerësuar planin por shprehet skeptike për shkak se nuk janë bërë publike sipas tyre se cilat janë fondet që janë shkurtuar në buxhet.
Më tej në deklaratën e kësaj partie thuhet se do mbështeten vetëm hapat konkrete dhe financimet e drejtpërdrejta.
Reagimi i plotë:
LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap, por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar.
Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.
Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira.
LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi.