Vendosni fjalën kyçe....

Mjekja shqiptare në San Marino: Koronavirusi prek më shumë moshat nga 30-65 vjeç, luftohet me terapi jo me portokall


Në një lidhje ‘live’ me Ilva Now, Silva Shametaj Ruli, mjeke drejtuese në departamentin e pneumologjisë geriartrike në Republikën e San Marinos tha se koronavirusi është ende një e panjohur për mjekësinë, pasi është hera e parë që identifikohet tek njeriu.

Duke u nisur nga përvoja e Italisë, por edhe më gjerë, mjekja shpjegoi se të gjitha moshat preken nga ky virus, ndryshon vetëm graviteti i shfaqjes së sëmundjes.

Fashat moshore më të prekura nga ky virus janë 30-65 vjeç, të cilët sipas saj përbëjnë 86 për qind të të sëmurëve në Itali.

Pacientët e moshuar janë ata që manifestojnë sëmundjen në gjendjen më të rëndë dhe numri i vdekjeve është më i madh mbi 80 vjeç, por të infektuar në 86 për qind janë moshat 30-65 vjeç. 1-3 për qind është tek fëmijët dhe të moshuarit. Mendohet se mosha mesatare në Itali është më e lartë se në vendet e tjera. Ky mund të jetë një nga faktorët që numri i vdekjeve në Itali është më i madh”- tha ajo.

E pyetur lidhur me rolin që ka në këtë situatë përdorimimi i vitaminës C apo agrumeve që e përmbajnë atë si portokalli, mjekja tha se ky është një mit që i duhet lënë popullit, pasi patologjia nuk kurohet me agrume.

Ka shumë mite për kurën e gripit me lëngje agrumesh, është mit që ia lëmë popullit. Nuk kurohet patologjia me agrume, por me terapi dhe njohjen e patologjisë. Në sistemin imunitar në këtë moment këshillojmë të kemi besim të plotë tek kategoria e mjekëve, të cilët po studiojnë evoluimin e kësaj sëmundjeje. Përpara vitaminës C, është mirë që njerëzit të adaptojnë mentalitetin e tyre me një mënyrë të re të jetuari, të izolimit, që është gjëja më e rëndësishme.

Ka filluar studimi për vaksinimin, por do shumë kohë të dalë dhe nuk e dimë ende të themi se sa mund të zgjasë. Çdo gjë varet sa do ta bëjë të vetëm shoqëria, është përgjegjësi komunitare, duhet të respektojmë izlolimin”- këshilloi mjekja.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Euronews Albania


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *