Mjeku Pëllumb Pipero tha se numri personave të prekur nga koronavirusi, është të paktën 10 herë më i madh se numri i personave të identifikuar deri në këto moment. Pra të paktën në Shqipëri sot duhet të jenë 650 persona të infektuar.
“Të paktën numri është 10 herë më i madh, pavarësisht se shumica e tyre nuk kanë asnjë shenjë klinike. Por nëse ata nuk zbatojnë këshillat dhe urdhrat ata janë burim infeksioni për të tjerët”.
Mjeku tha se bumi i koronavirusit pritet në javën e tretë. “Javën e tretë bën një bum që të shokon”, tha Pipero duke u bërë thirrje qytetarëve për të mos dalë nga banesat, veçanërisht të moshuarve.
“Le të shikojnë çfarë ndodh me moshën e tyre në Itali. Dil në ballkon për diell. Kjo sëmundje transmetohet nga kontaktet e afërta. Po të kemi kujdes, neve e izolojmë shumë shpejt epideminë. Mendoj se fundi i Marsit, java e parë e Prillit duhet të jetë thyer edhe tek ne dhe ndoshta do fillojnë të lehtësohen dhe masat, pro askush nuk e thotë dot sa do të vazhdojë”- u shpreh mjeku.