Vendosni fjalën kyçe....

Mocioni ndaj qeverisë – Përplasje të ashpra në mbledhjen e LDK-së, cilët deputetë janë kundër


Grupi parlamentar i LDK-së, është përçarë lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Përveç nënkryetares Vjosa Osmani, Lajmi.net raporton duke cituar burime të pakonfirmuara se kundër kanë qenë edhe Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Fatmir Rexhepi ndërsa të tjerë deputetë kanë qenë në mëdyshje.

Gjatë mbledhjes ka pasur diskutim të ashpër midis deputetëve të LDK-së lidhur me mocionin pasi një pjesë e vogël e tyre të cilët janë përkrahës të Vjosa Osmanit e kanë kundërshtuar mocionin.

Mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti që e ka nisur LDK-ja e mbështet AAK-ja, Nisma e AKR-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *