Vendosni fjalën kyçe....

Nga lehtësirat për biznesin e vogël te ndihma për shtresat në nevojë, plani ekonomik me 7 pika i Ramës


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin ekonomik për përballimin e efekteve nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër.

Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B.

Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët. Unë doja që në planin A të impononim diçka nga vetja, si biznesi i madh apo kanë një pagë të lartë, por më bindën si mesazh i gabuar, ku do të dilte se shteti nuk ka para.

Nuk do të prekim asnjë pagë përveç të këshillit të ministrave dhe deputetëve që do të marrin gjysmën e rrogës deri në fund. Presidentit haka e do që ti bëj një falenderim se po ndihmon si duhet me sa mundet. Plani ynë ka shtatë pika:

  • 25 mln dollarë për luftën në vijnë e parë të zjarrit, për mbështetjen e personelit mjekësorë.
  • 100 mln dollarë për kompanitë që kanë vështirësi për paguar pagat e punonjësve.
  • 6.5 mld lekë, për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, biznesin e vogël e papunësinë e mundshme
  • 2 mld lekë për Mbrojtjen për operacionin humanintar
  • 1 mld lekë për qeverinë për çdo urgjencë
  • Do të fshijmë përgjithmonë kamatëvonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonetët
  • Do të skedojmë tatim fitim për të gjithë biznesin në fashën nga 20 deri në 140 mijë dollarë xhiro. Shtyrja  dorëzimit të bilanceve deri në 1 qershor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *