Vendosni fjalën kyçe....

Osmani del kundër Mustafës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë


Nënkryetarja e LDK-së, njëkohësisht kryetare e parlamentit, Vjosa Osmani, ka dalë kundër mocionit të mosbesimit për qeverinë e Kosovës.

Siç raporton Lajmi.net, Osmani ka vlerësuar qëndrimin e eurodeputetes gjermane e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon.

Kjo e fundit shkruan se një mocion i tillë do ishte katastrohë jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin.

‘Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin’, shkruan ajo në Twitter.

Përveç Osmanit, kundër mocionit është edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *