Vendosni fjalën kyçe....

PD thotë se mesazhi i Bashës për Ramën është i sajuar: Të ndëshkohen autorët


Partia Demokratike ka reaguar këtë mëngjes lidhur me mesazhin që u publikua mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit “Open” në emër të kryedemokratit Lulzim Basha, për kryeministrin Edi Rama.

Në këtë mesazh Basha i kërkonte gazetares Eni Vasili, që të pyeste Ramën nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe t’ja linte vendin atij.

PD e ka cilësuar të gjithë situatën të inskenuar dhe i bën thirrje organeve përgjegjëse të zbardhin këtë “skandal kriminal”, siç e quan rastin.

“Dje në emisionin Open është dërguar një mesazh i sajuar me pyetje drejtuar Edi Ramës nga gjoja numri i telefonit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky mesazh i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës.

Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit.

Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ai duhet t’u kthejë sot shqiptarëve lekët e taksave për të përballuar krizën e bukës që po thellohet nga mbyllja e vendeve të punës.

Thirrja jonë për Edi Ramën është: Mirato urgjentisht paketën e ndihmës! Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh!”– komenton PD.

Mesazhi i mbrëmjes së kaluar u duk shumë i çuditshëm, për shkak se në ato momente në studio po diskutohej për situatën me të cilën po përballet vendi nga përhapja e koronavirusit.

“Kam në celularin tim një mesazh nga kryetari i Partisë Demokratike, zoti Basha, që thotë: Eni pyeteni kryeministrin a është i gatshëm të largohet dhe të më lërë mua drejtimin e qeverisë.”- tha Vasili, duke lexuar mesazhin.

Ajo këmbënguli se kishte komunikuar më parë me Bashën, në numrin që i kishte mbërritur mesazhi. Këtë e tregon edhe fotografia e chat-it të saj. Por kryedemokrati i shkroi duke mohuar gjithçka në një chat tjetët në whatsapp, ku gjithashtu kishin komunikuar më parë. Ai mohoi gjithçka duke akuzuar propagandën e qeverisë për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *