Vendosni fjalën kyçe....

Për herë të parë nuk ka raste të reja me koronavirus në Wuhan


Qyteti i  Wuhan-it në Kinë, nga ku u përhap fillimisht epidemia e Covid-19, për herë të parë nuk ka raportuar më raste të reja.

Por nga ana tjetër, rastet e importuara nga vendet e tjera në Kinë u rritën me një numër rekord, sidomos në kryeqytetin e Pekinit.

Reuters shkruan se infeksionet e reja të konfirmuara në të gjithë territorin e Kinës, ishin të gjitha raste të importuara, gjë që i ka shtuar presionin autoriteteve kineze për të kontrolluar udhëtarët në qendrat kryesore të udhëtimit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se Kina kontinentale kishte konfirmuar të mërkurën 34 raste të reja, një numër mjaft i lartë në krahasim me 13 që ishin konfirmuar një ditë më parë.

Nga 34 infeksione të cilat janë raportuar si të importuara, 21 ishin vetëm në Pekin.

Kjo e ka çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Kinë deri në 80.928.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *