Partia Demokratike ka reaguar për planin ekonomik të shpallur nga kreu i qeverisë Edi Rama për të lehtësuar pasojat nga koronavirusi.
PD-ja shkruan se masat e shpallura janë një hap i parë i mirëpritur por sipas tyre janë të pamjaftueshme.
“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpallura vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”-thuhet në deklaratën e selisë blu në Twitter.