Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për të prezantuar planin ekonomik për zbutjen e efekteve të koronavirusit deklaroi se do përgjysmojë pagën e deputetëve dhe ministrave deri në fund të luftës.
Përgjysmimi i pagës ka prekur edhe Presidentin të cilin e falënderoi publikisht për ndihmën që po jep që prej fillimit të situatës së koronavirusit.
“Doja të që heqim të gjithë gjithçka nga vetja. Nuk do të prekim hë për hë asnjë pagë tjetër përveç pagave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Kuvendit, të cilët deri në mbarimin e luftës do të marrin vetëm gjysmën e rrogës.
Nuk do të kemi asnjë keqkuptim duke përgjysmuar pagën e Presidentit të Republikës, të cilit haka e do që t’i bëj një falënderim publik, për faktin se qysh kur kemi hyrë në këtë luftë, po ndihmon si mundet dhe sa mundet. Apo pagat e drejtuesve të lartë të institucioneve të pavarura, të cilët në këtë fazë është në dorën e tyre ta bëjnë ose jo të njëjtën gjë”-tha Rama.