Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Punonjësit në të zezë të denoncojnë pronarin nëse duan rrogën që u mungon


Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar në emisionin “Opinion” planin financiar për të përballuar pasojat e krijuara nga koronavirusi.

Rama tha se të gjithë qytetarët të cilët ndodhen në shtëpi për shkak të koronavirusit do të marrin rrogën për çdo ditë që do të mungojnë në punë.

Po ashtu, kryeministri tha se do të kompensohen dhe punëtorët që punojnë në të zezë, por më parë ata duhet të denoncojnë pronarin e tyre.

“Është përllogaritur që të gjitha kompanitë që kanë probleme me këtë garanci sovrane do i paguajnë njësoj sikur të mos kishin munguar asnjë ditën punë. Ata, është koha për të denoncuar pronarët nëse duan mbështetje. Në informalitet nuk kompenson asnjë shtet në botë. Kështu që ata që marrin rrogë në të zezë të denoncojnë pronarët nëse duan që ne tu kompensojmë rrogën që u mungon.

Të denoncojnë pronarin që unë punoj në këtë kompani deri tani jam paguar në të zezë, tani duke qenë se nuk shkoj në punë pronari nuk më paguan. Ne jemi gati, kemi ngritur edhe skemën dhe se si do të bëjmë investigimin e shpejtë dhe do të detyrojmë pronarin ti regjistroi dhe të ketë akses në garancinë sovrane. Ata nuk kanë çfarë dokumenti të japin. Mjafton të denoncojnë ne nga nesër që hyn në fuqi akti-normativ kemi gati për ditën kur fillon puna kemi gati edhe gjithë kanalin e denoncimit. Dhe u bëj thirrje që të mos rrjinë si skllkevër por të denoncoj atë që i mbajnë skllevër”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *