Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 64 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend


Pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend, duke e çuar në 64 numrin e përgjithshëm të personave të prekur nga epidemia në Shqipëri.

Këto janë të dhënat e fundit të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Kavaja i është shtuar hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi në vend, pasi janë infektuar me Covid-19, një 80-vjeçar dhe një 42-vjeçar nga ky qytet.

Ndërkohë janë regjistruar dhe 3 raste të reja në kryeqytet, i cili mban rekordin për numrin më të lartë të të infektuarve, plot 45.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se bëhet fjalë për tre shtetas italianë, të cilët ndodhen aktualisht në Shqipëri.

 

TË DHËNAT E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Numri total i të infektuarëve shkon në 64 raste.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri
Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:
Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

  • Tiranë 45 qytetarë
    • Durrës 5 qytetarë
    • Lushnje 2 qytetarë
    • Elbasan 2 qytetarë
    • Fier 6 qytetarë
    • Rrogozhinë 2 qytetarë
    • Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.
3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi./ Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *