Rritja e çmimit të disa materlialeve paramjekësore të tilla si masakat, akloli dizifektantët kanë bërë që Autoriteti i Konkurrencës të hapë hetim paraprak të tregut për të parë nëse ka abuzim.
Në një vendim të fundit Konkurrenca vlerëson se kjo erdhi pas ankesave të paraqitura dhe çka vuri në lëvizje atë për një monitorim.
“Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilatkërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19. Nga verifikimi në terren konstatohen se:, tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik) dhe rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve(depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive). Nga sa më sipër, ka shenja të arsyeshme të një sjellje të mundshme antikonkurruese tëndërmarrjeve që operojnë në këto nivele tregtimi” nënvizon Autoriteti.
Lidhur me këtë konstatim u vendos hapja e një hatimi praprak të në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore. Ky hetim të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 31 maj 2020.
Masat e përkohshme
Në një tjetër vendim Autoriteti njfoton se paralelisht me hetimin ka marrë disa masa të përkohëshme për tregun deri në përfundim të hetimit.
Masa e parë është ndalimi i sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.
Së dyti me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska.
Së treti aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (1) të këtij vendimi, ndërmarrjet që do të konstatohen në shkelje ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma b) të ligjit nr. 9121/2003.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor