Me arrestimin e vëllezërve Klement e Eldi Çala, janë arrestuar të gjithë personat e akuzuar për grabitjen e rreth 6 milionë eurove brenda pistës në aeroportin e Rinasit në 9 prill 2019.
Në grabitjen spektakolare për nga mënyra e organizimit, ngeli i vrarë Admir Murataj, ndërsa pjesa tjetër e grupit mundi të arratisej.
Ata u ndaluan kohë pas kohe në operacione të ndryshme ndërsa duhet theksuar se nga shuma prej 6 milionë eurosh janë kapur deri tani rreth 300 mijë euro, të cilat u janë kapur personave të ndryshëm të akuzuar për grabitjen.
Deri tani në pranga kanë përfunduar Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Çela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaçi, ndërsa i vrarë mbeti Admir Murataj.