Vendosni fjalën kyçe....

35 të shtruar me koronavirus te infektivi, Sanatoriumi do kthehet në spitalin e dytë COVID-19


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një dalje publike nga spitali i Traumës ku është zhvendosur aktualisht urgjenca kirurgjikale dha edhe disa të dhëna rreth situatës së koronavirusit.

Manastirliu zbuloi se aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 35 shtetas me koronavirus.

Ndërkohë që me rritjen e shtrimeve dhe rasteve, ministrja e Shëndetësisë, njoftoi se spitali “Shefqet Ndroqi” po bëhet gati për tu kthyer në spitalin e dytë COVID-19.

Ndërkohë po përgatitet spitali i dytë COVID, në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili do të nisë nga puna në momentin që spitali i parë të mos ketë kapacitete”- u shpreh ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *