Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Këtë muaj parashikojmë 70 milionë dollarë rënie në buxhet


Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka shpjeguar paketën Rama për ndihmën ndaj ekonomisë të prekur nga koronavirusi.

Ahmetaj tha se këtë muaj parashikohet që buxheti i shtetit të ketë një rënie prej 70 milionë dollarë.

Ndërsa paketën Rama e konsideroi të konsiderueshme pasi kostoja e saj shkon në 1.56 të GDP-së.

Paketa synon që të lehtësojë atë goditje ekonomike që marrin familjet, qytetarët, kompanitë, individët, që merr buxheti i shtetit, ekonomia e vendit. Paketa është e konsiderueshme, shkon në 1.56% të GDP. Buxheti po bie me shpejtësi. Vetëm këtë muaj shohim një rënie të mundshme deri në 70 milionë dollar dhe muajt e tjerë goditja mund të dyfishohet. Është njëlloj si një plagë e rëndë në trup, që fillon humbet gjak. Masat e marra nga qeveria mbrojnë qytetarin nga virusi”-tha Ahmetaj në intervistë për News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *